Armando Broja ishte i pafat në ndeshjen e sotme ndaj West Ham, ku sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 74-të të pjesës së dytë.
Sulmuesi i Southampton ishte pranë golit në minutën e 82-të, por vetëm shtylla ia mohoi këtë kënaqësi.
Broja tregoi edhe njëherë tjetër të gjithë klasin e tij dhe në barazimin që Southampton mori, ai ishte një nga më të mirët në fushë për aq minuta sa luajti.
1er tir … Poteau !
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) September 11, 2021
Dy golat e shënuar me Shqipërinë duket e se kanë motivuar akoma edhe më shumë 20-vjeçari që tashmë synon të jetë titullar te skuadra e tij në Ligën Premier.
Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl, e ka vlerësuar lartë paraqitjen e Brojës.
A share of the spoils 🤝
How the day unfolded at St Mary's:
— Southampton FC (@SouthamptonFC) September 11, 2021
“Kjo është ajo që prisja nga Broja. Kishte shumë vetëbesim pas ndeshjeve që zhvilloi me Kombëtaren e tij. Shënoi atje dhe dha asist”.
“Shpejtësia dhe dinamike e tij, mund të jetë kërcënues për çdo kundërshtar. Jam shumë i lumtur me të. Ishin cilësi të reja për ekipin tonë dhe kjo më krijon më shumë besim mua për të ardhmen”, ka thënë ai.