Milani është një nga skuadrat më aktive në tërë Evropën sa i përket transferimeve të futbollistëve.
Megjithatë ende nuk është mbyllur afati kalimtar veror dhe Milani po tenton afrimin e një sulmuesi tjetër për ta përforcuar repartin ofensivë.
Rossonerët po synon që të afrojnë në skuadër sulmuesin e Paris Saint Germain, Hugo Ekitike i cili mund t’i kushtojë arkave të Milanit plot 20 milionë euro.
Megjithatë ‘Gazzetta dello Sport’ raporton se një tjetër emër në listën kuqezi, është ai i Armando Brojës i cili pritet të ketë një rikthim të vështirë në Angli me Chelsean.
Broja vjen nga një lëndimi të rëndë duke qenë se kishte këputur ligamentin fundvitin e shkuar dhe ende nuk është rikthyer në fushë.
Kalimi i tij te Milani mund të jetë në formë huazimi për një sezon dhe Rossonerët kanë dy vite që kanë kërkuar transferimin e tij.
Chelsea është e gatshme ta lejoj shqiptarin në huazim derisa Milani po e vlerëson këtë mundësi.
Interesim për Brojën kanë shfaqur edhe skuadrat angleze, por Milani shihet si favorit për faktin se raportet me Chelsean janë të shkëlqyeshme.