Armando Broja nuk ka të ndalur, ku ka arritur të shënojë edhe një herë gol për Southamphtonin.
Në ndeshjen që ‘Shenjtorët’ po e zhvillojnë ndaj Brentford, pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-1 në të mirë të vendasve.
Jan Bednarek dhe Alvaro Fernandez (autogol) i shënuan golat për Southamphton, ndërsa Vitaly Janelt për Brendford.
Më të filluar pjesa e dytë ishte momenti i Armando Brojës.
Skuadra e tij luajti mirë në mbrojtje, ku me disa pasime arritën ta dalin para, ndërsa Oriol Romeu pasoi te Broja, i cili vrapoi e topin nga gjysma e fushës për të dal i vetëm me portierin Fernadez dhe për ta mposhtur për 3-1.
Ky ishte goli i pestë i Armando Brojës në Ligën Premier, duke treguar formë të mirë nga ndeshja në ndeshje.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1481007170460143616?s=20