Broja i bën të gjitha, shënon gol të bukur, por edhe humb një rast të pabesueshëm në portën bosh (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka gjetur golin në ndeshjen e cila po zhvillohet në mes të Vitesses dhe PSV-së.

Broja, që aktivizohet te Vitesse, ka realizuar golin e epërsisë për skuadrën e tij në minutën e katërt të ndeshjes së kampionatit holandez.

Me golin e vetëm të shënuar nga Broja, skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutash.

Për Brojën ky është goli i tetë në 19 paraqitje në ligë.

Por disa minuta më vonë, sulmuesi shqiptar ka humbur një gol të sigurt, pasi kaloi edhe portierin vendas në bortën bosh goditi vetëm shtyllën. /Gazeta Olle/