Briken Çalja shpallet kampion bote në peshëngritje

Peshëngritësi Briken Çalja ka triumfuar në kampionatin botëror të peshëngritjes në Uzbekistan.

 

Sportisti shqiptar ka arritur të ngrejë në stilin e shkëputjes 156 kilogramë, duke marrë vendin e parë.

Kampionati botëror i peshëngritjes në Tashkent të Uzbekistanit ka rezultuar i suksesshëm dhe për Erkand Qerimaj, që ka arritur të marrë vendin e katërt.

Në kampionatin Botëror të peshëngritjes vendi ynë përfaqësohet nga Briken Çalja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli, Krenar Shoraj dhe Evangjeli Veli.

Krasniqi: Fitorja ndaj Ulpianës do të ishte përmbyllja më e mirë për këtë stinor

Deçani e Rahoveci nikoqirë të derbive të javës së 13-të