Brest ka arritur fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, duke e shkatërruar Salzburgun me rezultatin 0-4.
Pas një paraqitjeje të fuqishme, ekipi francez ka treguar dominim të plotë në fushë, duke konfirmuar ambiciet e tij për të avancuar më tej në këtë kompeticion prestigjioz, shkruan Gazeta OLLE.
Ky rezultat është një sinjal i qartë për rivalët se Brest është një forcë që nuk duhet nënvlerësuar në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
Sima me dy gola, dhe Camara me Lame ishin golashënuesit për mysafirët.