Brendan Rodgers kundërshton Steven Gerrardin

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka thënë që penalltinë e mbrëmshme duhej ta gjuante Mario Balotelli dhe jo Jordan Henderson, ashtu siç tha Steven Gerrard.

“Gerrard dhe Balotelli janë dy goditësit më të mirë të penalltive në skuadrën tonë. Pra, mbrëmë ajo i takoi Marios. Henderson i besoi atij dhe ia la penalltinë”, deklaroi Rodgers, transmeton Gazetaolle.com.

Momenti kur Balotelli ia mori topin Hendersonit për ta gjuajtur penalltinë, është komentuar shumë në mediet angleze. Gjithsesi, Balotelli shënoi gol duke ia dhënë Liverpoolit epërsinë 1:0 ndaj Beshiktashit. /Gazeta Olle