Brazili tregon forcën, gjunjëzon Serbinë në ndeshjen e parë të Botërorit

Brazili ka “gjunjëzuar” Serbinë në duelin e parë të Grupit G, me rezultat të pastër 2-0. 

Ndonëse brazilianët kishin edhe shumë raste të tjera, megjithatë nuk arritën të shënojnë më shumë se dy herë në ndeshjen e tyre të parë në “Katar 2022”, shkruan Gazeta Olle.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll pa gola, me Serbinë që luante e kthyer totalisht në mbrojtje.

Në pjesën e dytë në skenë doli sulmuesi Richarlison i cili shënoi dy golat e fitores për Brazilin.

Fillimisht, Richarlison zhbllokoi rezultatin në minutën e 62-të për 1-0.

Goli i dytë ishte fantastik, një goditje me volej ku erdhi edhe dyfishimi i rezultatit.

Deri në fund, Brazili kishte edhe disa raste të tjera por nuk arriti t’i konkretizonte dhe kështu sfida u mbyll 2-0. /Gazeta Olle/ 

Ponte Prizreni mposht Trepçën

Neymar tremb Brazilin, lëndimi i tij duket shumë serioz