Brazili kualifikohet edhe pa Neymarin (VIDEO)

Brazili nuk e ka vërejtuar fare mungesën e yllit të saj, Neymarit, i cili u pezullua me katër ndeshje mos losj për shkak të sjelljeve jo sportive.

Selecao e ka mposhtur Venezuelën me rezultat 2:1, dhe është kualifikuar nga faza e grupeve në Kupën e Amerikës.

Golat për ekipin e Carlos Dungas i realizuan Thiago Silva (9) dhe Roberto Firmino (51). Kurse, golin e vetëm për Venzulën e realizoi Miku (84).

Nga Grupi C është kualifikuar edhe Peruja, e cila barazoi pa gola me Kolumbinë.