Brazili – Koreja e Jugut, formacionet zyrtare

Brazili e zhvillon ndeshjen e 1/8 së finales ndaj Koresë së Jugut në Botërorin ‘Katar 2022’.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin 974 me fillim nga ora 20:00, shkruan Gazeta Olle.

Selecao doli si lider i Grupit G me pikë të barabarta me Zvicrën (nga gjashtë), ndërsa jugkoreanët përfunduan në vendin e dytë të Grupit H me katër pikë, dy më pak se lideri Portugalia.

Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me Kroacinë në çerekfinale, pas fitore së tyre në penallti ndaj Japonisë.

Formacionet zyrtare:

Brazili: Alisson; Militao, Thiago Silva, Marquinhos, Danilo; Paqueta, Casemiro; Raphinha, Neymar, Vinicius; Richarlison.

Koreja e Jugut: Seung-Gyu; Jin-Su, Kim Min-Jae, Woo-Young, Moon-Hwan; Young-Gwon, Hwang Inbeom, Jae-Sung; Hwang Hee-Chan, Cho Gue-Sung, Son.

/Gazeta Olle/

Livakovic spektakolar, pret tre penallti të Japonisë dhe e dërgon Kroacinë në çerekfinale

Vinicius është ofenduar nga Nike dhe është gati të prishë kontratën