Brazili kontaktoi Guardiolën, por paga e kërkuar nga spanjolli u bë pengesë

Zëvendës Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, CBF, Francisco Novelletto Neto, tha në një intervistë se kanë tentuar të afrojnë Pep Guardiolën si trajner të skuadrës së tyre përfaqësuese, por diçka e tillë nuk u finalizua me sukses.

Neto theksoi se në bisedimet e bëra me menaxherin e spanjollit, paga që donte Guardiola ishte 24 milionë euro, një shumë goxha e lartë.

“Rreth tre vjet më parë, ne ramë në kontakt me Guardiolën, biseduam me menaxherin e tij. Ai tha se Guardiola do të pranonte të ishte trajner i kombëtares. Megjithatë, paga e tij është 24 milionë euro…”-u shpreh numri 2 i CBF-së.

Kosova U21 barazoi në ndeshjen testuese ndaj Al-Adalah

Ponte Prizreni triumfon ndaj Apolonisë