Brazili i hakmerret Francës pas 17 vitesh

Edhe pse miqësore, kjo vlerësohet si një hakmarrje e Brazilit ndaj Francës. Trekolorët kishin fituar ndaj brazilianëve në finale e Botërorit ‘Francë 1998’, ku francezët fitonin 3:0.

Miqësorja e sotme tregoi forcën e Brazilit, që përkundër disavantazhit fituan 3:1. Varane kaloi Francën në epërsi në minutën 22, para se Oscar të barazojë shifrat në 1:1 (41’).

Në pjesën e dytë, brazilianët shënuan dy herë. Neymar realizoi për 1:2 dhe Luiz Gustavo për 1:3.