Brazili dominon ndaj Serbisë në pjesën e parë por nuk e gjen golin e epërsisë

Brazili shkon në pushim të pjesës së parë me barazim pa gola ndaj Serbisë.

Kampioni i pesëfishtë i Botërorit dominoi plotësisht në 45-minutat e para, por nuk arriti ta gjej golin e epërsisë, shkruan Gazeta Olle.

Në anën tjetër, Serbia e mbylli pjesën e parë me asnjë goditje drejt portës së Alisson.

Kjo ndeshje po zhvillohet në kuadër të Grupit G të Botërorit Katat 2022.

Kujtojmë se në këtë grup gjendet edhe Zvicra, e cila sot shënoi fitore 1-0 ndaj Kamerunit. /Gazeta Olle/

Leao: Kam arritur të ndihmoj skuadrën dhe jam shumë i lumtur, por më e rëndësishmja është fitorja

Ponte Prizreni mposht Trepçën