Brazili dhe Argjentina marrin fitoret e radhës, me hapa të sigurt drejt Katar 2022

Janë zhvilluar duelet e radhës në kualifikimet e Kupës së Botës në Amerikën e Jugut.

Brazili ka arritur të mposht Uruguain në shtëpi bindshëm 4-1.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë mirë dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 10′ përmes Neymar Jr.

Brazili vazhdoi me dominim dhe shënoi dy herë me Raphinahan.

Uruguai arriti të ngushtojë rezultatin përmes Luis Suarezi, por Gabriel Barbosa me golin e tij vendosi ndeshjen.

 

Në anën tjetër Argjentina ka arritur të fitojë minimalisht 1-0 kundër Perusë.

Vendimtar ishte Lautaro Martinez me golin e tij në min e 43′.

Brazili ka 31 pikë në pozitën e parë, ndërsa Argjentina ka 25 pikë në pozitën e dytë.

Batatina: Njëherë dua të dali kampion me Llapin, pastaj do të jem i gatshëm ta drejtoj Kombëtaren e Kosovës

Dy ndeshje interesante zhvillohen në BKT Superligë, nxehtë në Lipjan dhe Skenderaj