Bravo Kili, ata janë fituesit e Kupës së Amerikës (VIDEO)

Falë portierit Claudio Bravo, Kili e ka fituar për herë të parë Kupën e Amerikës.

Ata mposhtën Argjentinën në finale pas gjuajtjeve nga penaltia, 4-1, duke fituar kështu kampionatin e zhvilluar pikërisht në vendin e tyre.

Gonzalo Higuain dhe Ever Banega humben penaltitë për Argjentinën.

Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 0-0, përkundër disa rasteve të mira.

Më të mirin e lëshoi Higuain në sekondat e fundit të kohës së rregullt, derisa për Kilin dy raste ideale i lëshoi Alexis Sanchez.

Tifozët nuk panë lojë të mirë, për shkak të lojës së ashpër të të dyja palëve.