Braktis futbollin, bëhet mekanik

Të braktisësh futbollin për t’u mekanik nuk është një gjë që ndodh përditë. Michele Pini, futbollist dhe kapiten i Lumezzane që luan në Serie D në Itali ka lënë sezonin në mes për të filluar punë si mekanik në një fabrikë.

“Do bëhem baba së shpejti dhe dua që të kem një punë të sigurt. Pastaj futbollistët në kategorinë tonë nuk fitojnë shumë. Unë do marr 2 mijë euro në muaj si mekanik, njësoj sa merrja kur luaja me Lumezzanen. Gjithsesi do t’a ndjek gjithmonë skuadrën time”, ka thënë 28-vjeçari.