Brajan Gruda nuk do të jetë në Euro 2024, pëson dëmtim dhe largohet nga kampi i Gjermanisë

Brajan Gruda, i cili ishte ftuar nga Julian Nagelsmann u largua të mërkurën nga kampi përgatitor i Gjermanisë, pasi ka pësuar një dëmtim muskulor.

Futbollisti i Mainzit u largua për shkak të lëndimit, njofton Federata e Futbollit të Gjermanisë, ku Gruda ishte nga dita e parë në përgatitje me Gjermaninë.

Gjermania të enjten udhëton për në Monchengladbach, ku të premten nga ora 20:45 e luan ndeshjen e fundit miqësore ndaj Greqisë.

 

Gruda shihej si potencial për t’u përfshirë në ekipin e Gjermanisë për “Euro 2024”, por lëndimi ka bërë që ai të largohet para kohe nga kampi gjerman. 19

-vjeçari në 28 ndeshje në Bundesligë ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë, ndërsa me Mainzin ka kontratë deri në vitin 2026.

Kartoni i Grudës vlerësohet rreth 20 milionë euro, ndërsa Bayern Munich ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Mbappe shkëlqen në fitoren e thellë të Francës

Dy skuadra italiane pas yllit të Kombëtares, klubi i tij kërkon 3 milionë euro