Braida i bindur për Enriquen

Drejtori i ri i Barcelonës, Ariedo Braida ka bindur presidentin Josep Maria Bartomeu që të konfirmojë trajnerin Luis Enrique për sezonin e ri.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, Braida është i bindur se Enrique është trajneri i duhur për gjigantin katalan.

Por, befasia qëndron në faktin se Enrique nuk duket i rrezikuar në detyrën e tij edhe nëse skuadra nuk fiton ndonjë prej titujve më të rëndësishëm si La Liga e Liga e Kampionëve.

Barcelona është në garë për trofe edhe në Copa del Rey, dhe së fundmi është rikthyer fuqishëm në garë për titull në La Ligë.

Kurse, në Ligën e Kampionëve, ekipi i Enriques ka avantazh 2:1 nga ndeshja e parë e fazës eliminatore kundër Manchester Cityt.