“Botërori i tmerrit”, ja sa mijëra njerëz kanë humbur jetën gjatë punimeve në Katar

Më shumë se 6,500 punëtorë migrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka kanë vdekur në Katar që kur fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 10 vjet më parë, raporton The Guardian.

Të dhënat nga India, Bangladeshi, Nepali dhe Sri Lanka zbuluan se kishte 5,927 vdekje të punëtorëve migrantë në periudhën 2011-2020.

Veçmas, të dhënat nga ambasada e Pakistanit në Katar raportuan për 824 vdekje të mëtejshme të punëtorëve pakistanezë, midis 2010 dhe 2020,

Në 10 vitet e fundit, Katari ka filluar një program ndërtimi të paparë, kryesisht në përgatitje të turneut të futbollit në 2022.

Përveç shtatë stadiumeve të reja, dhjetra projekte të mëdha janë përfunduar ose janë në proces, duke përfshirë një aeroport të ri, rrugët, sistemet e transportit publik, hotelet dhe një qytet i ri, i cili do të presë finalen e Kupës së Botës.