Boston siguron playoffin

Boston lë takim me LeBron James. Skuadra nga Masacusets siguron biletën për në play off pasi mundi 95-93 Toronton falë një goditjeje të saktë të Jae Crowder, i cili vendosi në kasafortë vendin e shtatë në Konferencën e Lindjes dhe siguroi përballjen me Cleveland Cavaliers.

Minuta e fundit dhuroi emocione me Crowder që regjistroi koshin vendimtar për t’i ndezur dritën jeshile ekipit të Bostonit që tashmë duhet të mendojë për sfidën play off me ekipin nga Ohio. Ky është suksesi i pestë rresht për Celtics, ndërsa Toronto nuk arrin të shënjestrojë objektivin e 50 fitoreve sezonale në sezonin e rregullt. Për vendasit, Bradley dhe Turner regjistruan nga 14 pikë, ndërsa Lowry dhe Williams shënuan në total 32 pikë për ekipin kanadez.

Në dy takimet e tjera të mbremjes, Indiana kaloi Washington 99-95, ndërsa Los Angeles Clippers bëri detyrën kundër Phoenix duke fituar 112-101. Një sukses ky që e ngjit në vendin e dytë të Konferencës së Perëndimit skuadrën kaliforniane, e cila shikon në horizont Dallas Maverick për sfidat play off.