Boston mposht Brooklynin

Avery Bradley shënoi 20 pikë në suksesin që Boston Celtics arriti ndaj Brooklyn Nets në “Barclays Center” 110-91.

Me këtë fitore, Celtic ngjiten në vendin e tetë të konferencës së lindjes duke lënë pas Charlotte që u mund nga Chicago 98-86, ndërsa Brooklyn mbetet dy fitore larg zonës play-off. Në përballjet e tjera, Houston kaloi Indianan 110-100, New York ra në fushën e Memphis 82-103, Minesota u imponua ndaj Utah 106-104, ndërsa Golden State shkatërroi Washington 107-76.