Boshnjaku flet për ndeshjen me Ferencvarosin: Do të isha i kënaqur edhe me një fitore minimale

Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ka folur para ndeshjes, duke thënë se ka entuziazëm brenda skuadrës dhe motivi nuk mungon për ndeshjen ndaj Ferencvarosit.

Boshnjaku kërkon nga ndeshje e dytë rezultat pozitiv, qoftë edhe ndonjë fitore minimale.

“Na pret ndeshje e vështirë, pa dyshim shumë e vështirë. Neve na vjen keq që nga ndeshja e parë nuk dolëm me rezultat më të mirë e që më pak fat dhe mund t’ia arrinim”.

“Uroj të arrijmë të shfaqim dhe do të mundohemi të përsërisim momentet e mira të pjesës më të madhe të ndeshjes së parë”.

“Nuk na mungon entuziazmi, normalisht duke shpresuar, pse jo edhe në rezultat pozitiv, por nuk duhet të hapemi shumë, duhet të kemi kujdes”.

“Ndoshta me një rezultat të ngushtë, e pse jo edhe fitore minimale, do të kënaqte shumë ambiciet tona dhe do të ishte e mirëseardhur për përvojën tonë në të ardhmen”, ka thënë mesfushori. /Gazeta Olle/

Ja sa do kushtojë një biletë për ndeshjen Llapi – Shkupi

Një largim i rëndësishëm nga Arbëria