FC Prishtina e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme të edicionit deri më tash në kuadër të çerekfinales së Kosovës në futboll ndaj Ballkanit në Suharekë.
Prishtina e drejtuar nga trajneri Abdulah Ibrakovic do ta kërkojë gjysmëfinalen në sfidën e cila zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 13:00. Skuadra “bardhekaltër” ka mbetur prapa në luftë për titullin kampion andaj do të synojë një trofe dhe daljen në garat evropiane përmes Kupës.
Kryeqytetasit në 1/8 e finales e ka eliminuar Drenicën, duke e mposhtur me rezultat 2:1, ndërkohë që paraprakisht e ka mposhtur Besën e Pejës me shifrat 0:4 në fazën 1/16. Skuadra e cila e fiton Kupën kualifikohet në garat evropiane.
Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës shtatë herë, për herë të fundit në edicionin 2019-2020.
Për ndeshjen ndaj Ballkanit për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina ka folur kapiteni Lorik Boshnjaku.
𝐒𝐟𝐢𝐝𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐢𝐤𝐞 – Ndeshjen e nesërme e vlerësojmë si jetike për skuadrën tonë pasi që i gjithë fokusi është kalimi në turin e radhës. Atmosfera në ekip ka ndryshuar për pozitivisht dhe kur luajmë si grup jemi në gjendje që ta mposhtim çdo ekip që e kemi përballë.
𝐏𝐫𝐞𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢 – Ata futbollistë që do ta kenë rastin të aktivizohen, do ta japin maksimumin në fushë. Për fat të mirë jemi të kompletuar”, tha Lorik Boshnjaku. /Gazeta Olle/