Bosh humb sezonin

Tashmë nuk ka më vend për dyshime. Miami Heat ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se Chris Bosh nuk do të luajë më në pjesën e mbetur të këtij sezoni. Problemet e 30-vjecarit nga Dallas janë më të rënda sec u parashikua fillimisht.

Bosh vuan nga një mpiksje në mushkëri, dhe po qëndron i shtruar në spital nën kujdesjen e familjes dhe miqëve të tij më të ngushtë. Prej disa ditësh Bosh ankohej se ndiente dhimbje në kraharor dhe sëfundmi gjëndja e tij u përkeqësua duke u shtruar urgjentisht në spital.

Trajtimi për tu kuruar nga një sëmundje e tillë kërkon të paktën që gjatë 6 muajve të ardhshëm të ushtrosh një aktivet fizik të reduktuar.

Në këtë mënyrë Bosh për tu riaftësuar plotësisht nuk do të zbresë më në parket gjatë këtij sezoni. Të njëjtin problem si 30-vjecari po vuan edhe basketbollisti boshnjak i Brooklyn Nets, Mirza Teletovic i cili gjithashtu i ka dhënë lamtumirën sezonit.

Mungesa e Chris Bosh pritet të ndikojë shumë te Miami Heat, madje skuadra nga Florida për të zëvendësuar këtë të fundit ka afruar në ekip basketbollistin slloven Goran Dragic i cili la Phoenix Suns për tu bërë pjesë e Heat-save. Reagimet pasi u mor vesh për sëmundjen e Bosh kanë qenë të shumta.

I pari që i ka shprehur mbështetjen e pakushtëzuar ka qenë Lebron James i cili është edhe një nga miqtë më të mirë të shtatlartit 30-vjecar. “Zemra më rreh gjithnjë e më shpejt pasi mësova për sëmundjen e tij”, deklaroi mbreti James. “Po lutem për ty dhe familjen tënde vëllai im”, deklaroi në vijim basketbollisti i Cleveland.

Edhe trajneri i Miamit Erik Spoelstra shprehu gjithë mbështetjen e tij për Bosh. Shëndeti është më i rëndësishëm se basketbolli deklaroi numëri 1 i stolit të Heats, shpresoj që Chris ta hedhë pas krahëve sa më shpejtë të jetë e mundur një sëmundje të tillë shtoi në përfundim Spoelstra.