Borxhet e FFK-së

Të hënën, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Sportit, duke përfituar 189 mijë euro. Ndërsa, të mërkurën u bë publike edhe një marrëveshje e re, me ç’rast PTK Vala u bë sponsore e FFK-së, duke mos llogaritur fare marrëveshjen e moçme me Raiffeisen Bank.

Megjithatë, shtëpia e futbollit kosovar nuk është pa borxhe. Edhe pas një muaji kur ka përfunduar edicioni i femrave, personat zyrtarë të ndeshjeve ende nuk kanë marrë asnjë cent për ndeshjet e drejtuara, derisa në FFK arsyetohen se nuk kanë.

Dhe, sikur të mos mjaftonte as kjo, pasi që ende nuk janë paguar as personat zyrtarë të ndeshjeve të ‘play-offit’ për grupmosha të reja në nivel nacional.