Bordi i FBK-së mban mbledhjen e radhës, i ndalon gjyqtarëve nga Kosova të ndajnë drejtësinë në Ligën Ballkanike

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 27.12.2023 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar.

Janë miratuar draft plane të shumta, derisa është miratuar edhe kërkesa e KB Pejës të luaj në Ligën Ballkanike.

Gjithashtu FBK ka refuzuar kërkesën e Ligës Ballkanike për delegimin e personave zyrtarë të ndeshjeve nga Kosova.

Më poshtë bordi i FBK-së ka vendosur si në vijim:

E ka miratuar Raportin e Aktiviteteve për vitin 2023

E ka miratuar Raportin Financiar për periudhën Janar – Nëntor 2023

E ka miratuar Draft Planin e Veprimit për vitin 2024

E ka miratuar Draft Planin e Marketingut 2024

E ka miratuar Draft Planin Financiar 2024

Ka vendosur të hap konkurs për organizim të Final 8 Kupës së Kosovës prej datës 28 dhjetor 2023 deri më 8 janar 2024

E ka miratuar plotësim ndryshimet në Rregulloren për Financa të FBK-së

Ka vendosur të shtyjë fillimin e stinorit pranveror në Superliga Femrat

Ka vendosur t’ia vazhdojë mandatin Zyrtares për Integritet në Sport në FBK, Vlora Brahës (SPOC Person)

E ka emëruar Adriatik Rracin, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës në pozitën e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm në FBK

E ka emëruar Driton Obërtincën në pozitën e Koordinatorit të Përfaqësueseve të Reja të Kosovës

E ka miratuar pjesërisht kërkesën e KB 3×3 Prishtina

E ka miratuar pjesërisht kërkesën e basketbollistit të Kosova 3×3, Bardh Rexha

E ka miratuar kërkesën e KB Peja për të luajtur në Ligën Ballkanike

E ka refuzuar kërkesën e Ligës Ballkanike për delegimin e personave zyrtarë të ndeshjeve nga Kosova. /Gazeta Olle/ 

Skocia kërkon t’ia marrë Anglisë katër yje të Ligës Premier për Euro 2024

Final 8 Kupa e Kosovës zhvillohet në muajin shkurt, FBK shpall konkurs për organizmin e kësaj ngjarje