Klubi Futbollistik “Kosova VR” ka bërë një goditje të madhe duke transferuar futbollistin e mirënjohur kosovar.
Bëhet fjalë për Egzon Krasniqin i cili pritet t’i mbrojë ngjyrat e Kosova VR ku edhe më parë ishte pjesë e kësaj skuadre.
Anësori së fundi ka qenë pjesë e skuadrës së Lirisë së Prizrenit, kurse më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Llapit dhe Flamurtarit.
Kujtojmë që Kosova VR garat i zhvillon në Ligën e Tretë.
Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë: