Ulpiana nuk e ka mbyllur stinorin vjeshtor në mënyrën më të mirë të mundshme në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Lipjani në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar tri humbje dhe dy barazime, derisa ndodhet në vendin e nëntë me 18 pikë.
Natyrisht, objektivi i djelmoshave që drejtohen nga Edlir Tetova është mbetja në elitë për këtë edicion.
Ndërkohë, Ulpiana ditë më parë ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Sa i përket afatit kalimtar dimëror, Ulpiana do të jetë tejet aktive në këtë drejtim.
FrontOnline mëson se tek Ulpiana do të largohen shumë futbollistë, por që do të vijnë edhe shumë sosh.
Sa i përket largimeve, Eglantin Gjoni, Shqiprim Kelmendi, Ardi Musliu, Andi Bikliqi janë disa prej emrave që do të largohen nga “Sami Kelmendi”.
Kurse, përforcimet priten të jenë tejet cilësore, derisa gazeta merr vesh se njëri prej tyre do të jetë edhe Baton Zabërgja i Drenicës, derisa do të ketë edhe futbollistë kroatë dhe argjentinas që do të zbarkojnë në Lipjan.
Gjithashtu, FrontOnline raporton se Ulpiana pritet të udhëtojë në Antalia të Turqisë për t’i vazhduar përgatitjet tjera.
Ndryshe, Ulpiana do ta nis stinorin pranveror në Kupën e Kosovës me derbin lokal ndaj Arbërisë së Dobrajës