Bonucci shënon, barazohet gjithçka në finale

Italia ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Anglisë në finale të Euro 2020.

Anglezët kaluan të parët në epërsi me golin e Luke Shaw qysh ën minutën e dytë të takimit, e që u asistua nga Kieran Trippier.

Por, pjesa e dytë filloi e dominuar nga Italia, që arriti t’i barazonte shifrat në Wembley Stadium.

Ishte Leonardo Bonucci që përfitoi nga një tollovi në zonë, duke shënuar për 1-1 në minutën e 67-të. /Gazeta Olle/

 

Përfundon pjesa e parë, Anglia në epërsi ndaj Italisë

Nuk ka fitues gjatë 90 minutave, Itali – Angli vendoset pas vazhdimeve