Bonucci: Juventusi më turpëroi, u largova dy herë nga i njëjti person

Leonardo Bonucci është rikthyer të flasë për largimin nga Juventusi, duke shfaqur gjithë mllefin dhe zhgënjimin e tij për mënyrën se si e trajtuan bardhezinjtë, pas më shumë se 500 ndeshjesh me ta.

Mbrojtësi veteran italian tha se vetëm në tetorin e kaluar i propozuan rinovimin, teksa brenda pak muajsh e nxorën nga planet.

“Ishte një turpërim, ai që më bëri Juventusi pas më shumë se 500 ndeshjesh të luajtura për këtë skuadër. Kam sakrifikuar shumë në fushë dhe sigurisht që meritoja një trajtim ndryshe. Në tetor skuadra më ofroi rinovimin e kontratës, ndërsa më pas ndërhyri Allegri dhe më nxori nga ekipi”, deklaroi Bonucci.

Duke folur për procesin gjyqësor, mbrojtësi italian tha se është më shumë i karakterit moral, teksa drejtoi gishtin e akuzës nga Allegri, si njeriu që e detyroi dy herë të largohet nga Juventusi.

“Gjyqi është më shumë çështje morale dhe nëse e fitoj, dëmshpërblimin do ta jap për bamirësi. Jam larguar dy herë nga Juventusi dhe të dy rastet më ka detyruar i njëjti njeri ta bëj këtë”, u shpreh mbrojtësi.

Ministri i Sportit, Çeku tregon se do të ndërtohet stadium i ri në Suharekë

FFK në përfundim e sipër të strategjisë për futbollin e femrave në bashkëpunim me FIFA-n