Bonucci – Chelsea, vjen konfirmimi i madh

Chelsea nuk dorëzohet për Leonardo Bonuccin. Klubi nga Londra ka bërë gati ofertën e majme për mbrojtësin italian.

Chelsea është gati të ofrojë 48 milionë paund për shërbimet e Bonuccit, përcjellë “Lajmi.net”.

Juve ka theksuar disa herë se Bonucci është i pashitshëm.

Mirëpo disfata në finalen e Ligës së Kampionëve ka bërë që mbrojtësi të diskutojë të ardhmen.

Bonucci

Në anën tjetër sipas informacioneve të fundit, klubi italian po tenton me të gjitha forcat për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Sipas “Gazsetta dello Sport”, Juve po këmbëngul në transferimin e kroatit.

Paraqitjet e dobëta të mesfushës kanë bërë që Massimiliano Allegri të kërkojë përforcime në këtë repart.

Modric është objektivi numër një, por mbetet të shihet nëse oferta do të pranohet.

juventus-v-real-madrid-uefa-champions-league-final