BOMBË: Vëllaznimi zyrtarizon dy përforcimet super kualitative

Vëllaznimi është përforcuar me dy basketbollistë amerikan, Tiwian Kendley dhe Ty Nichols

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, duke shkruar për afrimin e dy basketbollistëve, derisa ka njoftuar edhe për largimin e Kendall Jacks.

Për dallim nga Tiwian, Nichols e njeh mirë Superligën e Kosovës, pasi për dy sezon ka pasur paraqitje të shkëlqyera me Ponte Prizrenin. Nichols gjatë kohës sa ka qenë në skuadrën prizrenase, ka qenë njëri nga më të dalluarit në ligë. Ndërkohë, Kendley ishte pjesë e ekipit Jalisco në Meksikë ku ka pasur një mesatare prej 22 Pikëve dhe 4.6 kërcimeve për ndeshje.

Gjithashtu, Tiwian gjatë sezonit 2018/19 ka qenë pjesë e ekipit të NBA-s, Washington Wizards në ligën veriore.