Bombë në stadium

Një tragjedi e madhe ka mundur të ndodh një natë më parë në Beograd, në stadiumin “Rajko Mitiç”, aty ku do të zhvillohej ndeshja kualifikuese për Europa League, mes Crvena Zvezdas dhe Kairat.

Siç ka mësuar “Kurir, një mjet shpërthyes është zbuluar gjatë inspektimit të rregullt të stadiumit në prag të ndeshjes mes Crvena Zvezda dhe Kairatit të Kazakistanit.

Ky mjet shpërthyes është gjetur në çatinë e stadiumit, dhe dyshohet për sulme terroriste.

Ekspertët kanë vlerësuar se në qoftë se kjo bombë do të shpërthente, do të shkatërronte gjithçka në një rreze prej 50 metrave./Indeksonline/