‘Bombë’ në Itali: Dybala, 99% i Manchester Unitedit

Agjenti i  FIFA-s, Jose Alberti, e ka lëshuar një intervistë bombastike duke thënë që super-talenti i Palermos, Paulo Dybala, do të transferohet në Premierligë te Manchester United.

“Dybala për 99% do të shkojë te Manchester United. Marrëveshja është pothuajse e mbyllur. Problemi qëndron te 5 milionë euro, pasi që Unitedi jep 40 milionë ndërsa Palermo do 45”, deklaroi Alberti.