BOMBË! Edhe një transferim tek Ballkani, portieri francez nuk është i vetmi

Bledi Shkëmbi duket se nuk e ka aspak në qejf Kenan Haxhihamzën.

Ballkani është bërë më keq se Llapi, vetëm po provon portier nga jashtë vendit, shkruan Gazeta Olle.

Suharekasit fillimisht e provuan Bekim Redjepin e Shkëndijës, për të kaluar më pas tek francezi Jeremy Malherbe i cili i është bashkuar skuadrës në stërvitje, por që ai nuk është i vetmi.

Me Ballkanin është bashkuar edhe malazezi, Damir Ljuljanovic.

Ljuljanovic është 28 vjeçar, teksa në vjeshtë ka qenë portier i Niksiçit në Mal të Zi.

Sipas “transfermarkt”, gjithçka është e kryer, Ljuljanovic do jetë pjesë e Ballkanit./GazetaOlle/