‘Bombardon’ Sigal Prishtina, gati pesë super-përforcime

Sigal Prishtina është duke kërkuar që sezonin e ri të bëjë një skuadër edhe më të fortë. Synimi i prishtinasve mbetet që në sezonin e ardhshëm të jenë në ‘Eurocup’.

Burime të GazetaOlle.com, pranë klubit kryeqytetas bëjnë të ditur se drejtuesit e klubit pritet të përforcohen me këta lojtarë: Ermal Kuqo, Erjon Kastrati, Gezim Morina, Drilon Hajrizi edhe Gerti Shima.

“Të gjithë këta lojtarë janë duke u vëzhguar dhe shumë shpejt pritet të mësohet rreth të ardhmes së tyre”, njoftojnë burime të gazetës pranë klubit.