‘Bombardon’ Liria, ‘lufta’ zhvillohet për vendin e dytë!

 

Liria është rikthyer nga Shqipëria ku për disa ditë mbushi ‘bateritë’ për t’u përgatitur sa më mirë për stinorin pranveror të Ligës së Parë.

Ata janë në garë me Llapin, Gjilanin, Flamurtarin, për inkuadrim në Superligë. Mirëpo, njëri prej lojtarëve më me përvojë, Erdogan Brando, ‘bombardon’ me deklaratat e tij.

“Liria nuk ia ka frikën as Llapit as Gjilanit, as askujt. Për ne nuk ka kundërshtar, janë vetëm konkurrentë. Vendi i parë dihet, na takon ne, e për të dytin luftojnë ata”, tha Brando për gazetaolle.com.

Ai deklaratat e tij i bënë në bazë të kushteve të krijuara për punë. “Me ardhjen e një kryesie shembull në Kosovë, që do të punojnë profesionalisht, gjasat për t’u rikthyer në Superligë janë humë të mëdha, sepse të gjitha kushtet për një skuadër janë plotësuar. Besoj se edhe ne jemi përgatitur humë mirë në këtë periudhë prej 40 ditësh”, shtoi lojtari që ka bërë karrierë edhe në Maqedoni.

Liria e nis pranverën nga pozita e katërt, ku ka tubuar 31 pikë, tri më pak se i pari Llapi, dhe Gjilani që ka po aq pikë. Në të tretin ndodhet Flamurtari. (Gazeta Olle)