‘Bombardon’ Granit Xhaka, paralajmëron Barcelonën, Realin e Juventusin

Është i pari lojtar nga Borussia Monchengladbach që flet si pjesë e Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm. Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, thekson për ‘BILD-in’ gjerman se as skuadrat e mëdha të Evropës nuk do ta kenë të lehtë kundër tyre.

Ai i referohet Barcelonës, Juventusit e Real Madridit. “Ne do t’i mërzitim edhe të mëdhenjtë”, paralajmëron ai, transmeton GazetaOlle.com.

Ne do ta bëjmë hapin e ardhshëm për Ligën e Kampionëve në Bremen, dhe për këtë jam i sigurt”.

Sa i përket kundërshtarëve të mëdhenj në Champions, Graniti shton se përse nuk ua ka frikën: “Kam luajtur me Baselin me 17 vjet ndeshje të këtij klasi. Tani kam pritur pesë vjet për t’u rikthyer sërish. Në kampionat kemi mundur Bayernin, që e lamë me zero gola, e mundëm po ashtu Ëolfsburgun, tani Leverkusenin. Këto janë skuadrat kryesore ën Bundesligë. Kjo është arsyeja përse do t’i mërzisim disa të mëdhenj në Ligën e Evropës”. (Gazeta Olle)