“Bombardon” Drita, transferon njërin prej lojtarëve më të mirë në vitet e fundit

Drita godet me Xhevdet Shabanin. Mesfushori sulmues rikthehet tek bardhekaltërit pas një viti të kaluar tek Besa e Pejës.

Lojtari është prezantuar pak çaste më parë nga kryesia e klubit.

“Ju njoftojm qe kemi arritur marveshje 1 vjeqare me njer nder futbollistet me te mire ne Kosove Xhevdet Shabani , ai tashme eshte ri-kthyer tek Drita pas nje eksperience 1 vjeqare tek skuadra e Beses nga Peja”, ka shkuar faqja zyrtare e Dritës në Facebook, raporton Gazeta Olle.

xhevdetrshabani

Shabani kërkohej edhe nga Prishtina, por duket se vendosi të rikthehet aty ku kaloi vitet më të mira të karrierës.

Para tij, Drita transferoi edhe Astrit Fazliun nga Flamurtari i Vlorës.

xhevdeti xhevdetshabani xhevdet shabani