‘Bombardon’ Batatina

Llapi është njëra nga skuadrat të cilat e ka siguruar një ‘biletë’ për Superligë në edicionin e ardhshëm.

Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, në xhiron e 28-të e mundi Fushë Kosovën në udhëtim me shifrat 1:0.

Batatina vjen me një koment interesant në rrjetin social ‘Facebook’. “Përsëri një fitore e madhe. Por, kërkova nga lojtarët e mi, pasi që Fushë Kosova ka trajner llapjan, mos të japim më shumë se një gol, për shkak të respektit për Emin Ajvazin”, ka shkruar Batatina.