Bomba nga Gjermania: Klopp largohet nga Dortmundi

Lajm bombastik nga Gjermania. Sipas informacioneve të publikuara nga “Bild”, Jurgen Klopp i ka kërkuar Borussia Dortmundit ndërprerjen e menjëhershme të kontratës, e cila i skadon në vitin 2018.

Përpos sezonit katastrofik, Klopp tani nuk gëzon edhe përkrahjen e plotë të tifozëve dhe të futbollistëve, andaj largimi është i pashmangshëm. Pasardhësi i tij te Dortmundi do të jetë Thomas Tuchel.