Bomba’ e mesditës: Mourinho merret vesh me këtë ekip

Nuk është kombëtarja siriane e as Manchester United skuadra që do udhëheqë tekniku portugez sezonin e ardhshëm. Siç raporton ‘Sky Sports’ tashmë mund të quhet e kryer marrëveshja e Jose Mourinhos me drejtuesit e skuadrës parisiene PSG.

‘Sky Sport’ siguron se menjëherë pas eliminimit të Parisit nga Manchester City në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi ka telefonuar portugezin për ti ofruar çekun e bardhë atij, raporton ‘sovrani.info’.

‘The Special One’ do të prezantohet më 1 qershor në Parkun e Princave, derisa do ketë gjithë arkën e klubit në dispozicion për të nënshkruar me lojtarë të rinj që do ta rifreskonin organikën e skuadrës.