Bomba e mbrëmjes, Ahmeti largohet nga Dukagjini

Dukagjini i Klinës, ka mbetur pa njërin prej lojtarëve kryesor, bëhet fjalë për mesfushorin Ahmeti i cili përfundimisht ka ndarë rrugët me klinasit, raporton ekskluzivisht Gazeta OLLE.

Mesfushori Ergyn Ahmeti, ka ndarë rrugët me klubin nga Klina, vetëm pas një viti qëndrim në 18 Qershori, ku nga klubi i Dritës u transferua te Dukagjini.

Ahmeti ishte nje prej më meritorëve që Dukagjini mbijetoi në elitë, duke u kthyer nga lëndimi dhe ndihmuar skuadrën e tij me paraqitje fantastike për t’i marrë pikët vendimtare në ndeshjet e fundit.

Në të kaluarën, Ahmeti ka qenë pjesë e Trepçës, Prishtinës dhe Dritës

Klubet e Superligës tashmë kanë të lirë një aset të çmueshëm për mesfushën e tyre.

/Gazeta OLLE/

Nuk kanë të ndalura largimet nga Prishtina

Presidenti i Federatës greke shtroi darkë për krerët e FFK-së