“Bomba” e ditës: Dardan Berisha rikthehet te Peja!

Dardan Berisha është rikthyer edhe zyrtarisht te skuadra e vendlindjes, KB Peja.

Basketbollisti më i mirë i viteve të fundit në Kosovë, edhe zyrtarisht është prezantuar si lojtar i KB Pejës, pas disa viteve të kaluara te KB Prishtina.

“Dardan Berisha është rikthyer në shtëpinë e tij, në Karagaç të Pejës”.

“Ai ka nënshkruar kontratë për sezonin aktual dhe sezonen 20/21”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Peja.

“Debutimi i tij do të jetë me datë 8 Janar në ndeshjen kundër Rozhajes në kuadër të BIBL në Pejë ku edhe do të prezentohet para publikut”.