Boksierja Donjeta Sadiku mund rusen, siguron medaljen e argjendtë

Donjeta Sadiku nuk ka të ndalur në Kampionatin Botëror të boksit për juniorë, i cili po mbahet në Tajvan.

Ajo po vazhdon ta shkruajë historinë. Reprezentuesja e Kosovës të premten e ka siguruar medaljen e argjendtë, raporton Zëri.

Sadiku ka mbërri në finale, pasi të premten e mposhti boksieren ruse, Ekatarina Dynnik. Kosovarja ishte dukshëm më e mirë sesa rusja, ndërsa të shtunën do ta kërkojë medaljen e artë ndaj amerikanes Gutierrz Guadalupe.