Boksierja bie në koma pas nokautit brutal

Boksierja meksikane Jeanette Zacarias Zapata ka rënë në koma, pas një humbjeje me nokaut që e pësoi në një ndeshje boksi në Kanada.

18-vjeçarja nga Meksika u nxor nga ringu me barelë dhe u dërgua në spital urgjentisht, pasi i humbi ndjenjat në fillim të rundit të pestë. Një goditje e fuqishme me të djathtën nga Marie Pier Houle e hodhi Zapatan në dysheme.

Ajo i kaloi disa minuta e shtrirë pa ndjenja në dysheme, para se të merrte tretman mjekësor. “Aksidentet si ai i Zacarias janë shumë të rralla dhe ne duhet të sigurohemi që ta gjejmë një mënyrë t’i parandalojmë ndodhitë e tilla”, tha promotori i meçit Yvon Michel për CBC.

Kundërshtarja e saj Houle u prek nga kjo ngjarje dhe për këtë shkroi në Facebook. “Boksi bart shume rreziqe. Kjo është puna jonë dhe pasioni jonë por ne kurrë nuk e kemi për qëllim t’i lëndojmë kundërshtarët tonë në këtë mënyrë”, shkroi ajo.  Ajo tha se shpreson me gjithë zemër se Zapata do të shërohet.

Barcelona shpërblen Ansu Fatin me numrin legjendar të skuadrës

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Batumi