Boksieri i kategorisë së rëndë vritet në sy të familjes

Boksieri i kategorisë së rëndë, Danny Roosevelt Kelly Jr. – i njohur si ‘Smooth’ – u vra në prani të familjes së tij duke udhëtuar për në darkën e Krishtlindjeve.

Kelly u vra në sediljen e përparme të SUV-it të tij.

Policia e Marylandit po ofron një shpërblim prej 25 mijë dollarësh për çdo kë që ka informacion për të dyshuarit.

Kelly ishte në veturën e tij duke udhëtuar me gruan dhe tre fëmijët e tij kur autori dola përpara dhe hapi zjarr.

Familja e 30-vjeçarit ishin dëshmitarë të të gjithë ngjarjes.

“Ne po kërkojmë ndihmën e komunitetit në lidhje me të shtënat fatale ndaj 30-vjeçarit Danny Kelly Jr. në prag të Krishtlindjeve. Ai dhe familja e tij po shkonin për një darkë festash në momentin e të shtënave. Shpërblim deri në 25 mijë dollarë po ofrohet për informacionin që çon në një arrestim dhe aktakuzë në këtë rast”, njoftoi Policia.

Sot luhet finalja e turneut “Fadil Vokrri” në futsall

E veshur me diamante, Mayweather tregon orën e tij me çmim marramendës