Boksierët kosovarë fitojnë pesë medalje në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë”

Kosova është stolisur me pesë medalje në turneun ndërkombëtar të boksit “Gongu i Artë”

Dy medalje të arta të fituara nga vëllezërit Bashkim dhe Shpëtim Bajoku, një e argjendtë nga Rexhep Morina dhe 5 të bronzta të fituara nga Patriot Behrami, Jozef Rrasi, Imer Mangjolli, Altin Shala dhe Remzo Mustafiç, ishte bilanci përfundimtar i një paraqitjeje shumë të sukseshsme të boksierëve të Kosovës në këtë turne.

Përzgjedhësi Besim Brahimi dhe trajneri Lirim Shllaku u ndan të kënaqur me boksin qe treguan boksierët tanë. Drejtësinë nga Kosova në këtë turne e ndanë Latif Demolli dhe Marigona Bradini.

Ka përfunduar me këtë rezultat miqësorja ndërmjet Istogut dhe Ballkanit

Tërnoci e mbyll për mrekulli sezonin vjeshtor, fiton me rezultat tenistik ndaj skuadrës serbe