Boksierët e Kosovës kryqëzojnë dorëzat te “Mimoza e Artë”

Federata e Boksit e Kosovës këtë javë do të vazhdojë me aktivitete ndërkombetare, ku do të marrë pjesë  në turneun tradicional ndërkombëtar “Mimoza e Artë”, që mbahet më 6 dhe 7 mars në Hercegnovi të Malit të Zi.

Kosova do të paraqitet me boksierët 60kg.Violant Sylejmani, 64kg.Naser Shala, 75kg. Valdrin Elezaj, 91kg.Pirro Quni dhe Fisnik Muharremi, gjyqtarin ndërkombetar Latif Demolli dhe selektori Xhevdet Peci e trajneri Ragip Bytyqi, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.

Këto meçe ndërkombetare janë te mirëseardhura për boksierët kosovarë për të fituar sa më shumë përvojë ndërkombëtare dhe të arrijnë suksese ndërkombëtare.