Boksierët e Kosovës fitojnë katër medalje në Kampionatin Ballkanik

Përfaqësuesja e Kosovës në boks mori pjesë me katër boksierë në Kampionatin Ballkanik në Zagreb të Kroacisë që u mbajt në periudhën 05-10 maj 2021.

Ekipi ynë përfaqësues korri sukses duke fituar katër medalje: dy të arta dhe dy të bronzta – thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.

Bashkim dhe Shpëtim Bajoku morën medalje të arta, kurse Patriot Behrami dhe Besart Pireva fituan medalje të bronzta.

Përzgjedhësit Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi u ndanë të kënaqur me rezultatin e arritur dhe me boksin qe treguan boksierët tanë.

Në këtë Kampionat drejtësinë ndan edhe katër gjyqtarë nga Kosova, të cilët iu nënshtruan provimeve për gjyqtar ndërkombëtar AIBA-1.